Senca parlamentare, VMRO-DPMNE-ja ka hallin e ndotjes, LSDM-ja përkujton 24 dhjetorin

Seanca e sotme parlamentare në Kuvendin e Maqedonisë është zhvilluar me debate të ashpra në mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së. 

Sillvana Boneva nga VMRO-DPMNE, ka thënë se duhet një minutë heshtje për “turpin” që iu shkaktua demokracisë parlamentare maqedonase, pasi që deputetët opozitarë kanë “keqtrajtuar” kolegët e shumicës parlamentare, duke mos lejuar në kundërshtim me Kushtetutën të hyjnë në vendet e punës. 

“Shprehim keqardhje të gjithë ne për 24 dhjetorin. Nuk duhej ta dëgjoni skenarin që e bëri Cërvenokovski, sepse ajo ishte mënyra e vetme që të vijë në pushtet dhe të shkaktojë tensione në Kuvendin e Maqedonisë. T’i tërheqë edhe kolegët e përfaqësuesve të popullit shqiptarë në Maqedoni, bashkësitë etnike shqiptare”, ka thënë ajo. 

Në anën tjetër, Igor Ivanovski nga LSDM-ja tha se para një viti, pushteti me polici dëboi përfaqësues legal dhe legjitim të 400 mijë qytetarëve të Maqedonisë. “24 dhjetori i vitit 2012 nuk mundet dhe nuk duhet të harrohet. Ai do të mbetet si datë e gdhendur në Republikën e Maqedonisë. 

Për fat të keq, një vit pas, askush nuk mori përgjegjësi politike, as porositësi Nikolla Gruevski, as kryerësi Trajko Veljanoski dhe kompania rreth tij. Një vit pas, kërkojmë nga Trajko Veljanoski të kërkoj falje, jo vetëm deputetëve, por qytetarëve dhe opinionit, për atë që e sollët Republikën e Maqedonisë në vendin e parë në shtyllën e turpit në Evropë dhe botë”, ka thënë Ivanovski.

Lajme të ngjashme

Back to top button