Propaganda, keqinformim rreth të keqës reale në Siri

Prej më shumë se dy vjetësh, fuqitë perëndimore dhe mediat e tyre kanë punuar në mënyrë aktive për të shkatërruar imazhin e presidentit sirian Bashar al-Asad dhe të regjimit të tij, duke e paraqitur atë si një “grabitqar, tiran, gjakatar”, e keqja e të cilit, krahashohet me atë të Satanait.

Është përshkruar si një njeri “monstër e i pabesë”, etja për pushtët e të cilit është e jashtëzakonshme. Presidenti Asad është akuzuar për vepra të shumta barbare, secila më e tmerrshme dhe pikëlluese se tjetra. Deri tani nuk ka asnjë dëshmi për poshtërsitë e tij, por vetëm akuza e trillime.

Që në filllim të krizës siriane, të cilën Perëndimi ka qënë i prirur ta quajë revolucion dhe lëvizje çlirimtare demokratike, Uashingtoni e ka bërë mjaft të qartë se do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të rrëzuar presidentin Asad, e për të vendosur qeverinë e saj kukull, e cila do të ishte e manipulueshme në interes të axhendës sioniste në rajon. Dhe më në fund kjo do të ndihmonte në vendosjen e “rendit të ri botëror” famëkeq. Në këtë mënyrë, fati i Sirisë ishtë vulosur.

Ndërkohë që muajt u bënë një vit, e një vit u bë dy, pa asnjë rezultat konkret në terren, skizofrenia Perëndimore vazhdoi në mbështetjen e saj për militantët terroristë në Siri, duke pretenduar se e keqja e Asadit ishtë e pakrahasueshme me ndonje të keqe tjetër. Kështu, al-Kaeda (e cila është ide e CIA-s) u desh të hidhej në sulm në mbrojtje të vlerave perëndimore dhe ëndrrës sësaj tëshënjtë për demokraci!

Dhe kështu fuqitë Perëndimore vazhduan të ushqejnë  ushtritë e tyre djallëzore të Tekfirit; kërcënimi më i madh për Islamin deri më tani.

Por, nëse propaganda perëndimore dhe fushatat e keqinformimit kanë arritur deri më tani të mbajnë kapakun e shtrënguar mbi realitetin në terren, duke e mbajtur të fshehur nga sytë e shumtë dhe naivë të publikut, tmerret që janë kryer në Sirin në emër të lirisë, demokracisë dhe drejtësisë, vlera këto krejtësisht të panjohura për fuqitë perëndimore dhe aletët e tyre, tëçarat janë shfaqur tashmë në këtë mburojë të mashtrimit.

Të ashtuquajturit Fuqitë e së drejtës, mbrojtësit e të dobtëve dhe të të shtypurve, ata që për dekada të tëra i kanë sheqerosur narrativat e tyre mbi luftën, duke pretenduar se janë një forcë e së mirës që lufton kundër ekstremizmit, jo vetëm që i kanë financuar, trajnuar, armatosur dhe rekrutuar terroristët në Siri, por, ata janë bërë fytyra e vërtetë e së keqës nëkëtë vend.

Denoncimet e Amnesty International (AI)

Në një përmbledhje të shkurtër të botuar më 19 dhjetor, Amnesty International hapi kapakun e gënjeshtrave perëndimore, duke bërë publike çmendurinë dhe mizorinë e sëmurë të ISIS-it (Shtetit Islamik të Irakut)  dhe të al-Sham-it, një ndër milicitëe shumtatekfiriste që Fuqitë Perëndimorë me kaq bujari i kanë sponsorizuar duke kërkuar prej tyre që të marrin nën kontroll Sirinë dhe popullin e saj.

Torturat, rrahjet me kamzhik, dhevrasjetmasivejanë të zakonshme nëburgjetsekretetë drejtuara ngaISIS-i, një grup i armatosurqë kontrollonzona të mëdha tëSirisëveriore, shkroi AmnestyInternational.

Grupi i të drejtave vazhdoi denoncimin,- ISIS-i, i cili pretendon të aplikojë [tëashtuquajturin] Sheriatin e rreptë (ligjin islam) në zonat qëajo kontrollon, ka shkelur pa mëshirë të drejtat e popullatës lokale. Tërrëmbyerit dhe të burgosurit nga ISIS-i përfshijnë fëmijë të moshës tetë vjeç, të cilët janë mbajtur së bashku me të rriturit në të njëjtat kushte mizore dhe çnjerëzore, tha Filip Luther, drejtor i Amnesty International për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Dëshmitarë dhe ish-të burgosur kanë përshkruar tregime të tmerrshmë të torturave dhe abuzimeve, aq sa të trondisin dhe shqetësojnë natyrën e çdo kujt që ka një mendje të shëndoshë, e cila nuk mund të kuptojë se si dikush mund të justifikojë krime të tilla. Këta militantë e kanë përfeksionuar artin e torturës në  ekstreme të tilla të tmerrshme, saqë vetë janë shndërruar në qënie pa shpirt, bosh, të poshtër dhe të prishur. Ato janë forcat që Perëndimi ka ardhur të mbështesë dhe inkurajonë me milionat e tij. Të gjitha shtirje për indinjatën ndaj krimeve të dyshuara të regjimit sirian.

Disa fëmijë ishin në mesin e të burgosurve, të cilët kanë marrë fshikullime të rënda, shkroi Amnesty International. “Në një rast, një babai i është dashur të durojë britmat e dhimbjes së djalit të tij, i cili torturohej nga rrëmbyesit e ISIS-it në një dhomë aty pranë.  Dy të burgosur treguan se si panë një femijë rreth moshës 14 vjeç duke u fshikulluar me më shumë se 90 të rëna gjatë marrjes në pyetje në Sadd al-Ba’th, një burg nëRakka nën kontrollin e ISIS-it. Një tjetër fëmijë rreth 14 vjeç, të cilin ISIS-i e kishte akuzuar për vjedhjen e një motoçiklete, u fshikullua në mënyrë të përsëritur gjatë disa ditëve”.

Grupet e të drejtave u kanë bërë thirrje militantëve të ISIS-it qëmenjëherë t’i japin fund dhunës. Por, ne të gjithë e dimë se për t’i dhënë fund kësaj të keqeje, Fuqitë Perëndimorë duhet t’i japin fund sponsorizimit të terrorit. Pasi vetëm me zhdukjen e pabarazisë dhe keqdashjes, drejtësia do të vihet në vend.

AmnestyInternationali kabërë thirrje bashkësisë ndërkombëtareqë të marrëhapa konkretepër të bllokuarrrjedhjen earmëvedhe të bllokojë mbështetjen e mëtejshmepërISIS-indhegrupet e tjeratë armatosuratë implikuara nëkryerjen e krimeve tëluftës dheabuzime tëtjera të rëndandaj të drejtave të njeriut.

“Qeveria turke, në veçanti, duhet të ndalojë që territori i saj të përdoret nga ISIS-i për rekrutimin e njerezve për në Siri”, theksoi PhilipLuther, duke nënvizuar rolin që Ankaraja dhe vendet e Gjirit [persik] kanë luajtur në kofliktin sirian dhe qasjen bipolare dhe kuptimin që kanë ndaj terrorizmit.

Siç thotë një shprehje, Njerëzit që jetojnë në shtëpi prej qelqi nuk duhet të hedhin gurë. Ne të gjithë e mbajmë mend me sa këmbëngulje liderët arabë luftuan për të penguar Iranin në programin e tij civil [për energjinë]; duke paralajmëruar masa ndëshkuese. Kur ata më shumë zemërgjerësi e ndihmuan al-Kaedën me para dhe pajisje ushtarake.

Në garën e saj tëçmendur për të kontrolluar rajonin, Perëndimi ka zgjedhur të jetë aleatë me forca, të cilat nuk i kontrollon dot. Terroristët lulëzojnë në kaos, e kaosi është ajo për të cilën lulëzojnë ata. Të besosh se njerëz të tillë mund të kontrollohen nga larg për t’u shërbyer axhendave të fuqishme është një marrëzi. Historia ka treguar se perandori të mëdha kanë rënë për shkak të një arrogance të tillë. Shtëpitë e tyre janë shkatërruar pasi kanë vendosur të sakrifikohen në altarin e ambicjes dhe lakmisë.

Fytyra e vërtëtë e së këqes nuk është vetëm ajo e presidentit sirian Asad. Ai është një njeri që po lufton kundër disa armiqve të fuqishëm, qëllimi i të cilëve është ta shkatërrojnë atë dhe trashëgiminë e tij politike. E keqe është ajo çka është bërë mbi popullin sirian nën flamurin e ekstremizmit.

CatherineShakdam është njëkomentatoredhekonsulentembi rrezikunpolitik. Shkrimete sajjanë shfaqurnëShoqatëne Politikëssë Jashtme, The Guardian dhe Majallae në shumë të tjera. E vendosur në Mbretërinë e Bashkuar, ajo ka punuarnë bashkëpunim me Ministrinetë Drejtave të Njeriut të Jemenit në formësimine politikave të rejapër tëmbrojtur të drejtat egrave./ mediaelire.net

Lajme të ngjashme

Back to top button