SHGM: Largimi i Gazetarëve nga Kuvendi nuk duhet të harrohet

“Do të duhet që të gjendet fajtori i cili mori vendimin që gazetarët të largohen nga galeria e Kuvendit”. Këtë e kërkojnë nga Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë, sipas të cilëve gjesti i një viti më parë me largimin e gazetarëve është kundër kushtetues dhe bie ndesh me të drejtën e qytetarëve për tu informuar.

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani theksoi se largimi i gazetarëve para një viti nuk duhet të falet dhe harrohet dhe personi që ka dhënë një urdhër të tillë duhet të mbart përgjegjësi politike.

“Nuk lejohet që faji të bie mbi sigurimin e kuvendit ndërsa kryeparlamentari Trajko Veljanovski të amnistohet nga kjo përgjegjësi” shprehet Selmani.

Selmani tha se edhe pse para dhjetë muajve është ngritur iniciativë deri gjykata kushtetuese për tu shqyrtuar rasti, nga ky institucion ende nuk ka përgjigje.

Kryetari SHGM-së Naser Selmani thotë se si masë të fundit për të zbardhur rastin e shohin Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut. 

Lajme të ngjashme

Back to top button