Zaevi dhe përkrahja e Shqiptarëve…

“Në kohën e mashtrimit universal, të thuash të  vërtetën është një akt revolucionar”, – shkruante George Orwell e këtë thënie na e kujton sot jo vetëm Zoran Zaev, por dhe situata politike momentale ne Maqedoni, na e kujton kriza ekonomike që “ikën e vjen”, gjykata e korruptuar, pasiguria, drejtësia e korrupsioni, skandalet social-politiko-ekonomike, loja, mediumet e korruptuara dhe fuqia e fjalëve.

Duke kontrolluar fjalën mbytet çdo mendim i pavarur. Po mendimi? Edhe ai mund të kontrollohet e atëherë mund të evitohet çdo aksion rebel i masës.

Por si të gjithë që mendojnë se e keqja prek vetëm të tjerët e jo atë, çdo kush adhuron bindjen se është i pamanipulueshëm e se mendja e procesi mendor i tij mbetet i paprekshëm.

Mediumet pro qeveritare fantazojnë realisht se manipuluesit të përballen hapur, të trembin e të detyrojnë t’u bindesh e imagjinojnë Big Brotherin, kurse

Sasho Mijallkovin shikojnë sikur vëllai i madh i shtëpisë, megafonat qeveritar qëllimin e kanë qe te  detyrojnë çdokënd të ndryshojë mendimet, ideologjitë dhe personalitetin.

Por gjenialiteti i mendimit të Zaevit është se kuptoi që ky manipulim nuk është fizik, por mendor, kryhet në mënyrë delikate e të fshehur me teknika që “pushtojnë mendjen”.

“Big Brotheri politik”  është një mekanizëm i shkrirë mirë e i shfrytëzuar jo vetëm nga politikanët e ekspertët e marketingut, por dhe nga njerëzit e çdo lloj pushteti.

Qëllimi dhe platforma e Vmro-dpmne-s, është një individ (qytetar) kur te jete përballë televizionit te mos lejohet te shikoj situatën aktuale ne Maqedoni, ndoshta edhe ne Koren e Veriut mediumet janë me te pavarura dhe stabile, sipas bombave te Zaevit fytyra dhe qëllimi i Vmro-s dhe bashkëpunëtorëve dul ne shesh, nen kontroll i kan gati te gjitha mediumet, gati te gjitha partitë dhe biznesmenët…

Me bombën e fundit një “sekret publik” publikoi Zaev për Menduh Thaci-n (pdsh-n) gjithë e kemi ditur sushikon dhe platformën e pdsh-s deri ne vdekje me “Nacalnikin”, por pse nuk po publikohen bombat e Bdi-s a ndoshta ka ndonjë pazar? Kësaj pyetje do ti përgjigjet koha.

Do te mundohem ne pika te shkurta te shpjegoj se ne qfar mënyre mundohet Vmro-ja dhe mediumet qeveritare te bejne manipulim me popullin:

1-Strategjia e devijimit të mendjes: Elementi kryesor i kontrollit social është strategia e devijimit të mendjes që konsiston në heqjen e vëmendjes së publikut nga problemet e rëndësishme e nga ndryshimet vendimmarrëse të elitës politike dhe ekonomike, duke përdorur teknikën e stërmbushjes së vazhdueshme me informacione të pakuptimta.

2- Të krijosh problemin e më pas të ofrosh zgjidhjen e tij:   Kjo metodë quhet gjithashtu dhe “problem-reagim-zgjidhje”. Krijohet një problem, një “situatë” që prodhon një reagim të përcaktuar në publik në mënyrë që të jetë kjo arsyeja e masave që ata dëshirojnë të pranojnë. Për shembull: lejimi i luftës o i intensifikimit të dhunës urbane, apo organizimi i atentateve të përgjakshme në mënyrë që të jetë publiku ai që pretendon ligje mbi sigurinë e politika në dëm të lirisë.

3-Strategjia graduale: Për të bërë të pranueshme një masë të papranueshme, mjafton që të aplikohet gradualisht e me doza të numërueshme për disa vite me radhë.

Kjo qe metoda që kushtet social-ekonomike radikalisht të reja (neoliberalizmi) imponuan në vitet ’80-‘90: një shtet minimal, privatizime, pasiguri, fleksibilitet, papunësi në masë, pagesa të pakënaqshme, shumë ndryshime që po të aplikoheshin njëkohësisht, do të provokonin patjetër një revolucion.

4- Strategjia e shtyrjes: Një mënyrë tjetër për të pranuar një vendim jopopullor është prezantimi i tij “si i dhimbshëm e i nevojshëm”, duke fituar në atë moment konsensusin e njerëzve për një aplikim në të ardhmen.

Është më e lehtë të pranosh një sakrificë në të ardhmen sesa në të tashmen.

5- Përforcimi i ndjenjës së fajit: Të bësh të besojë individin se është ai ekskluzivisht përgjegjës i fatkeqësive të tij, për shkak të pamjaftueshmërisë së inteligjencës, aftësisë apo sforcos.

Në këtë mënyrë, në vend që të rebelohet kundër sistemit ekonomik, individi vetëvlerësohet e ndihet në faj, gjë që nga ana tjetër krijon gjendjen e depresionit, efekt i së cilës është mosreagimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button