Bejta ia dorëzoi Aktvendimin për legalizim të objektit të BFI-së në Gostivar, muftiut Fetahu (FOTO)

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta i shoqëruar edhe kryetari i Këshillit komunal, Nasir Musliu, Shefi i Kabinetit, Bashkim Hasani dhe udhëheqësi i Sektorit të Urbanizmit, Jeton Salija vizituan Muftininë e Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar ku u pritën nga Muftiu Shaqir Fetahu.
22_05_2015_akvendimi_legalizim_mufitni (9)

Me këtë rast, kryetari Bejta muftiut Fetahu ia dorëzoi Aktvendimin për legalizim të objektit të muftinisë së BFI-së, të miratuar në Seancën e 19-të nga shumica e këshilltarëve komunal.

Legalizimi i objektit të muftinisë u vlerësuar si një akt madhështor për shkak se e njëjta bëhet me tapi dhe dokumentacion të rregullt, sepse si objekt është shumë i rëndësishëm për muslimanët në rajonin e Gostivarit.
22_05_2015_akvendimi_legalizim_mufitni (1)

“Sot është dita më e mirë, është dita e Xhuma, është ditë e veçantë për besimtarët e fesë islame. Sot ne ia dorëzuam dokumentin e legalizimit të ndërtesës së muftinisë e cila njëkohësisht shërben edhe si medrese për gjininë femërore të besimit islam. Kjo është një kënaqësi e madhe për mua, për gjithë të punësuarit në komunë dhe për gjithë qytetarët e komunës së Gostivarit, veçanërisht për besimtarët e fesë islame, që me vendim të këshillit, Muftinia e BFI-së në Gostivar u lirua nga pagesa e komunaleve për shkak se duhej që të paguante mbi 30 mijë euro. Për këtë vendim kanë votuar të gjithë këshilltarët të të gjithë besimeve, votuan këshilltarët shqiptarë, turq, rom dhe maqedonas, por nuk votuan vetëm disa këshilltarë të cilët nuk votojnë për asnjë vendim që propozohet në Këshillin e Komunës së Gostivarit dhe ne nuk e kemi të qartë se pse ato këshilltarë shqiptarë musliman nuk votuan. Ne nuk kemi legalizuar pronë private, por kemi legalizuar një ndërtesë të Muftinisë së BFI-së e cila do të ngel trashëgimore. Dokumenti i legalizimit është në emër të Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë – Muftinia e Gostivarit. Shfrytëzoj rastin të uroj muftiun, ta gëzojnë dhe trashëgojnë besimtarët e fesë islame në qytetin e Gostivarit. Prej këtij momenti, pa marrë parasysh se kush do vjen në krye të komunës së Gostivarit, ky objekt mbrohet me kushtetutë, mbrohet me ligj. Prandaj, si kryetar komune sot ndjejë një kënaqësi të madhe shpirtërore që është bërë legalizimi i objektit të BFI-së këtu në Gostivar”, deklaroi kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.
22_05_2015_akvendimi_legalizim_mufitni (2)

“Kjo vizitë na gëzon pa masë për arsye se kryetari Nevzat Bejta e dorëzoi Vendimin e këshillit komunal për lirimin e Muftinisë së BFI-së prej një shume prej 30 mijë euro për lirim nga pagesa e komunaleve për legalizimin e ndërtesës administrative dhe të medresesë në Gostivar. Si Muftini e BFI-së në Gostivar, në emër të gjithë ulemave islam, në emër të kolegëve të mi – stafi administrativ, në emrin tim personal dhe në emër të kreut të BFI-së në Republikën e Maqedonisë, Reis Ulema, Haxhi Sulejman Efendi Rexhepi, ti shpreh falënderimet e sinqerta dhe mirënjohjen e veçantë kryetarit të komunës z. Nevzat Bejta, për këtë akt madhor të cilën e ka bërë në shërbim të vlerave fetaro-islame, në shërbim të BFI-së, në shërbim të islamit me qëllim që ardhmëria e jetës fetaro-islame të jetë sa më e ndritshme. Falënderojmë këshilltarët e këshillit komunal të cilët e miratuan propozimin e kryetarit Nevzat Bejta. Një vlerë shumë specifike është se këtë e votuan të gjithë ata, pa marrë parasysh se kujt konfesioni i takojnë, d.m.th kanë votuar edhe këshilltarët e konfesionit krishterë, një vlerë e veçantë në territorin e komunës së Gostivarit. Ne edhe njëherë ju falënderojmë për këtë akt madhor që e ka bërë komuna e Gostivarit dhe Lusim të madhin Zot që ti shpërbleje me shpërblimet e tija të pakufishme dhe dhashtë i madhi Zot të hap rrugën e zhvillimit të të gjitha vlerave si atyre fetare, shoqërore, kombëtare, tradicionale”, u shpreh muftiu i Bashkësisë Fetare Islame në Gostivar, Shaqir Fetahu i cili i ndau mirënjohje kryetarit të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

Kujtojmë që në objektin e legalizuar, është vendosur selia e muftinisë së BFI-së në Gostivar dhe në të njëjtin objekt mësimin e ndjekin edhe vajzat muslimane në kuadër të paraleles së medresesë së vajzave “Isa Beu”.

22_05_2015_akvendimi_legalizim_mufitni (3)22_05_2015_akvendimi_legalizim_mufitni (4)22_05_2015_akvendimi_legalizim_mufitni (5)

Lajme të ngjashme

Back to top button