Zvicër, autoritetet nuk e konfirmojnë defektin e aeroplanit qeveritar maqedonas

Zyra federale për fluturime civile e Zvicrës nuk posedon informata për incidentin e aeroplanit qeveritar, me të cilin kryeministri Nikolla Gruevski më 21 maj kthehej nga Strasburgu për në Shkup, njofton “Meta”.

“Në këtë moment nuk jemi të informuar për incident, ose për informata shtesë nga nga FOCA ( Shërbimi federal për fluturime civile) me seli në Bazel, Zvicër. Poashtu nuk e dimë nëse me të vërtetë ka pasur aterrim të detyruar, ose vetëm aterrim për shkaqe sigurie“, thuhet në përgjigjen e autoriteteve zvicerane.

ScreenshotB

Zëdhënësi i qeverisë Aleksandar Gjorgiev të enjten konfirmoi lajmin e televizionit  Telma se ka ndodhur “defekt në aeroplanin qeveritar në të cilin ka qenë edhe kryeministri Gruevski me bashkëpunëtorët e tij dhe për këtë arsye aeroplani është detyruar të aterojë në Cyrih”. Telma raportoi se më pas aeroplani është dërguar për servisim në Nyrnberg të Gjermanisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button