Teuta Krasniqi aktron përkrah Rinaldo Rocco

Me plot të drejt mund të thuhet që viti që po lëmë pas ka qenë shumë i mirë për aktoren Teuta Krasniqi.

Por, si duket edhe viti i ardhshëm do të korrë të njëjtin sukses.   Kjo duke u bazuar në një mbishkrim që ka lënë aktorja në rrjet social, e ku tregon se ajo tashmë është në xhirime të filmit “Engjëjt janë larg’. Ndërsa përveç rolit kryesor, Teuta do të aktrojë përkrah aktorit italian Rinaldo Roco.

“Jam në xhirime e sipër të filmit më të ri të regjisorit Gjergj Xhuvani, “Engjëjt janë larg” ku në role kryesore jam unë bashkë me aktorin Italian, Rinaldo Rocco dhe Fatmir Spahiun.

Herë pas here do keni mundësi të shihni fotografi nga xhirimet, po i vjen era sukses, stay tuneed “, ka shkruar Teuta në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’.

Lajme të ngjashme

Back to top button