Breshër si gur në Elbasan

Kanë mjaftuar vetëm pak minuta që prodhimet e fermerëve në Sulovë të Elbasanit të rrënohen plotësisht.  Një breshër i fuqishëm i shkatërroi pikërisht ndërsa fshataret prisnin të vilnin frytet.

Ishin duke mbledhur frytet e punës se nje viti kur sa hap e mbyll sytë gjithçka u shkoi dëm. Fermerët e zonës së Sulovës në Elbasan falimentuan. Stuhia me breshër u shkatërroi prodhimet. Mendohet që një kokërr breshër peshonte deri në 350 gramë

Ndjehen të dëshpëruar dhe të ndëshkuar nga natyra. Breshër me intensitet të lartë dhe me peshë të tille ra edhe pak ditë më parë në qarkun e Elbasanit. Ekonomitë e fshatarëve u rrënuan. Shtabi i emergjencave u mblodh në këtë rajon, por një fenomen i tillë mbetet i pashpjegueshëm

Lajme të ngjashme

Back to top button