E bujshme, një shqiptar në NFL

Kristjan Sokoli do të jetë shqiptari i parë që do të luajë në kampionatin elitar të futbollit amerikan.

NFL-ja është ndër kampionatet më të ndjekura në SHBA, ndërsa futbollit amerikan cilësohet si një ndër sportet më të rrezikshme në botë.

24-vjeçari i lindur në Shqipëri do të luajë nga ky sezon me skuadrën Seattle Seahawks.

Ai luan si mbrojtës, por sipas “Mynorthwest.com” me skuadrën e tij të re ai do të luajë si sulmues, për shkak të fizikut dhe shpejtësisë së tij.

Sportisti më i njohur në këtë në këtë kontinent është Tahir Domi, hokeisti i famshëm që bëri bujë në Kanada.

Lajme të ngjashme

Back to top button