Xavi i jep lamtumirën Barcelonës

Legjenda e Barcelonës, Xavi të enjten do të paralajmëroj largimin nga skuadra katalunase, pasi gjatë verës do të kaloj në Katar te skuadra e Al Sadd, shkruajnë mediat spanjoll.

Xavi, i cili krejt karrierën e kaloi në Barcelona ku fitoi edhe 23 tituj, ka vendosur që të mos qëndroj edhe më gjatë në bankën rezervë dhe nga edicioni i ardhshëm do të luaj në Katar.

Të enjten Xavi do të mbaj një konferencë për media, ku do të njoftojë se ndeshja e së shtunës kundër Deportivo La Corunas do të jetë e fundit me Barcelonën.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button