KK “Fati” me tre përfaqësues në reprezentacionin e Maqedonisë

Klubi i Karatesës “Fati” nga Gostivari ka vazhduar të jep reprezentues për Maqedoninë, pasi këtë fundjavë karateistët e këtij klubi arritën që të triumfojnë në kategoritë përkatëse ku ata edhe u shpallën fitues. 

Karateisti i mirënjohur Berat Jakupi ka fituar në kampionatin zgjedhor (play-off), fitore kjo që i ka siguruar atij të bëhet pjesë e reprezentacionit të Maqedonisë (kategoria, +78/U-21), për në evropianin e karatesë në Lisbonë të Portugalisë. Kjo njëherësh është sfida e tij e parë në vitin 2014.

Edhe dy karateistë e tjerë të KK “Fati” Doan Osmani (kadet, -70 kg) dhe Onur Jamini (kadet, -52 kg), kanë fituar të drejtën të jenë reprezentues të Maqedonisë. 

“Ne edhe kësaj radhe vërtetuam punën tonë serioze që e tregojmë në vazhdimësi. Në “play off” i fituam të gjithë konkurruesit, duke treguar se në këto kategori jemi të pamposhtur. Qëllimi kryesor u arrit dhe tani të koncentruar maksimalisht e presim evropianin e radhës në Lisbonë të Portugalisë që do të jetë në fillim të muajit shkurt të vitit 2014”, është shprehur trajneri i KK “Fati”, Arlind Huseini. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button