Sa do të kushtojë roamingu nga 1 korriku?

Maqedonia, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina arritën të krijojnë tregun e tyre rregullator dhe deri në datën 30 të muajit të ardhshëm mes vete të komunikojnë me çmime të zvogëluara në mënyrë drastike në roaming, vlerësoi sot ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Ivo Ivanovski.

Sipas Marrëveshjes së nënshkruar midis katër shteteve, shtetasit e Maqedonisë nga 30 qershori gjatë udhëtimit në Serbi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi për një minutë bisedë në roaming do të paguajnë 17,9 denarë. Lirimi i bisedimeve është për 73 për qind, derisa çmimi i internetit celular në roaming do të zvogëlohet për pothuajse 90 për qind, ndërsa një megabajt do të kushtojë 43 denarë. Zvogëlohet edhe çmimi i SMS porosive ndaj këtyre vendeve prej 12,3 denarë në 5,6 denarë për një porosi.

Për rregullimin e komunikimeve elektronike, masat rregullatore dhe ndihma për nxitjen e zhvillimit të teknologjive të reja, si dhe shërbimeve të reja për të gjithë shfrytëzuesit e kësaj industrie debatohet në Konferencën treditore rregullatore ndërkombëtare që mbahet prej sot në organizim të Agjencisë për Komunikime Elektronike (AKE) të Maqedonisë.

Maqedonia dhe shtetet fqinje, deklaroi Ivanovski, arritën shumë më shpejt se Bashkimi Evropian të dakordohen për tarifën e roamingut.

Sipas tij, tubimi i rregullatorëve dhe nxitësve të TIK sektorit në Maqedoni është nder i madh dhe edhe njëherë e tregon përkushtimin e tij në hartën për zhvillimin e telekomunikimeve. Raporti i fundit nga Forumi ekonomik botëror, dëshmoi se RM-ja me kërcim prej 10 vendeve gjendet në vendin e 47-të në indeksin global për shoqëri informatike ose kërcim për 20 vende në dy vitet e fundit, theksoi Ivanovski.

Konferenca filloi me takim në AKE-së midis përfaqësuesve nga trupat rregullator në Serbi, Bullgari, Mal të Zi, Finlandë, Turqi, Kroaci, Rumani, Qipro, Moldavi, Mbretëria e Belgjikës, Shqipëri, Kosovë… Bashkimi ndërkombëtar për telekomunikime, të bordit të drejtorëve të Trupit evropian të rregullatorëve për komunikime elektronike dhe të TIK industrisë nga Maqedonia dhe më gjerë.

Hapja zyrtare e konferencës është paralajmëruar për nesër në Ohër.

Lajme të ngjashme

Back to top button