Nusret Ziba zgjidhet kryetar i degës së RDK-së në Strugë

Në vazhdën e ndryshimeve dhe freskive të degëve të Rilindjes Demokratike Kombëtare, Kuvendi i Degës së RDK-së në Strugë për kryetar të ri të degës zgjodhi profesorin e gjuhës angleze Nusret Ziba. Profesori Nusret Ziba u zgjodh me aklamacion nga të gjith antarët e Kuvendit të Degës.

Kryetari i degës së deritanishëm, njëherit antarë i kryesisë qëndrore dhe këshilltar në këshillin e Komunës së Strugës Ardian Demiri falënderoi Kuvendin e Degës për përkrahjen e deri tanishëm duke theksuar se ka qenë nder i madh të udheheq degën e Strugës, dhe se është krenar që degën e RDK-së në Strugë e len në duar të sigurta si puna e profesorit Nusret Ziba, dhe se përkrahja e tij nuk do të mungoj edhe në të ardhmen.

Kryetari i sapozgjedhur profesori i gjuhës angleze Nusret Ziba falënderoi antarët e Kuvendit të Degës për mbështetjen dhe përkrahjen që ja dhanë për të drejtuar degën e Strugës deri në mbajtjen e Kongresit të radhës të RDK-së. Në fjalën e tij të rastit, kryetari i sapozgjedhur Ziba theksoi se dega e RDK-së në Strugë është një degë mjaft stabile dhe e qëndrueshme dhe se për këtë qëndrueshmëri duhet falënderuar edhe kryetarin e deri tanishëm avokatin Ardian Demirin. Kryetari i degës Ziba u zotua se do të vazhdoj në këtë rrugëtim të deri tanishëm të degës dhe do të bëj maksimumin të zhvilloj degën edhe më shumë, edhe pse bëhet fjalë për një kohë mjaft delikate të të bërrit politik në përgjithësi. Ai theksoi se RDK-ja në kontinuitet ka patur një qëndrim të lartë për zhvillimin e kombit shqiptar në vend dhe për këtë arsye nuk do ta ketë të vështirë në përcjelljen e mesazhit të këtij zhvillimi të kombit që ka ofruar RDK-ja që nga ditët e para të themelimit të subjektit.

Në këtë Kuvend të Degës në Strugë morri pjesë edhe Kryetari i RDK-së Vesel Memedi që foli për aktualitetin në vend dhe faktin se në këtë kohë mjaft të vështirë për rrugëtimin e kombit në përgjithësi duhet të gjith të jemi tok.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button