Selami i protestës së Shkupit për Qeverinë Gruevski dhe mobilizimi evropian

Protesta e organizuar dje në Shkup e cila mori përmasa gjithëpopullore dhe gjithënacionale pas 33 bombave të njëpasnjëshme të liderit opozitar Zoran Zaev, dhe konfliktit të armatosur në Kumanovë të inskenuar nga qeveria mini-diktatoriale e Gruevskit dhe partnereve të tij, ishte një mesazh i qartë se ekzistenca e Maqedonisë ka kaluar kufijtë e partive politike dhe të liderve të tyre dhe tani ajo është në dorën e popullit. Mirëpo një gjë e tillë nuk do ishte fortë e gëzueshme për popullsinë shqiptare që jeton atje, pasi ende mbetët e paqartë qëndrimi i Zaevit për rastin “Monstra” dhe të tjera raste ku të pafajshmit shqiptar përveç imazhit të tyre humbën edhe lirinë.

Krejt çka pamë dje ishte vetëdija popullore te maqedonase se s’mund të ekzistonin pa shqiptarët, madje vetëm të mendosh se një maqedonas do ta valëviste flamurin kombëtar shqiptar midis Shkupit do ishte e paimagjinueshme vetëm muaj me parë. Por selami që i dërguan populli qeverisë së mposhtur tashmë Gruevski, është se diktatura në Maqedoni ka përfunduar dhe nuk do të këtë kthim mbrapa në kërkesat gjithë-popullore për një vend stabil të integruar në BE dhe NATO.

Mendoj se popullsia shqiptare qe jeton ne Maqedoni duhet ta gjëje Liderin e tyre shqiptar të munguar tash e sa kohë që të i udhëheqë në rrugën e tyre drejtë realizimit të kërkesave për një Maqedoni të barabartë ku mbizotëron historia dhe kultura shqiptare dhe identiteti pro evropian Ilir. Ndonëse nuk kishte pritur askush të paktën që liderët opozitar shqiptar të ishin njerët nga organizatoret e protestës, siç duket deficiti për udhëheqës shqiptar në Maqedoni është shumë i madh dhe lenë shumë për të dëshiruar, prandaj edhe kërkimi për një udhëheqës kredibil i cili është në përputhje më kërkesat shqiptare në Maqedoni do ishte më e mire se zgjedhja e rrugës për t’i shkuar mbrapa Zoran Zajevit nje personalitet që ende nuk ka qëndrim të qartë për shqiptarët.

Sidoqoftë protesta e 17 majit në Shkup mobilizojë shtetet e BE-së për të harmonizuar qëndrimet evropiane ndaj Maqedonisë dhe për të goditur edhe qëndresën e fundit e qeverisë Gruevski në frontin e qeverisë maqedonase, madje një qëndrim i tillë i shteteve anëtare mund edhe të kërkoj përgjegjësi për inskenimin e situatës për destabilizim të vendit dhe rajonit në përgjithësi pasi edhe emri i Kosovës dhe Shqipërisë ishte lakuar shumë shpesh në këto zhvillime.

Protesta e Shkupit i dha një mesazh të qartë Brukselit se nëse do një Maqedoni stabile nuk duhet mbyllur sytë ndaj të keqes që po ndodh atje, dhe valëvitja e lirë  e të gjithë flamujve të komuniteteve është e ardhmja e vendit, në të kundërtën zhvillimet atje mund të përhapen në rajone dhe të shkaktojnë kaos të paparë në ketë rajon të trazuar të Evropës.

Lajme të ngjashme

Back to top button