Galdini: Gruevski qesh me ju, merruni me të e jo me carin

Analisti dhe publicisti i njohur nga Shqipëria, Arian Galdini ka komentuar situatën e fundit të krijuar në Maqedoni me vendosjen se statujës së carit serb si dhe zhvillimet e fundit politike. Ai thotë se Maqedonia vetëm në letra është shtet multi-etnik sepse në realitet Maqedonia është shtet i dominimit dhe represionit të njërës ‘ndoshta-etni’ përkatësisht sllavo-maqedonasve kundër etnisë shqiptare. 

“Është fakt që do të duhej të ketë bashkëqeverisje mes forcave politike të etnive të ndryshme në projeksion dhe letër. Por në të vërtetë ka qeverisje të ndoshta-etnisë sllavo-maqedonase dhe çirakësi nga aleatet e etnisë shqiptare. Gruevski bën çtë dojë, aleati shqiptar po i bën çirakun, si ta dojë. Gruevski bën Kishën në Kala, aleati shqiptar kujtohet të bëjë me demek sikur do ta prishë të nesërmen. Gruevski bën ‘Shkup 2014’, aleati shqiptar bën me demek sikur asgjë nuk ka ndodhur. Gruevski po e de-shqiptarizon çdo ditë e me tepër Shkupin, aleati shqiptar mburret se fiton Kërçovën. Gruevski ngre Statujën e Car Dushanit, aleati shqiptar, çon djemtë të nesërmen te bëjnë me demek sikur do ta prishin” shkruan Galdini.

Sipas tij, Gruevski ka kohe që meriton të shpallet politikan ‘non grata’ nga partitë dhe politikanët shqiptare në Maqedoni, por çuditërisht ai veç fuqizohet. 

“E mos na tregoni më përralla të tipit: ‘ruajtja e stabilitetit dhe paqes etnike në Maqedoni’. Kjo është kokeultësi dhe çirakësi. Kur e ul kokën shqiptari, sigurisht qe do ngrihet në Piedestal Cari. Ngrini kokën o shqiptarë, qe të mos i shkojë kujt në mendje të ngrejë Car Dushanin e askënd te ngjashëm. Sepse kur ju ulni kokën, edhe po i ngritët qysqitë e duart për ta rrezuar Carin, ai veç do të nënqeshë me ju. Fakti qe shqiptarët merren me statujën e Carit, e bën për te qeshur Gruevskin. Merruni me Gruevskin, jo me statujën e Carit.” shkruan në Facebook, analisti shqiptar Galdini. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button