Foto e parë e Nora Istrefit me të bijën (Foto)

Gjatë ditës së djeshme këngëtarja e njohur kosovare, Nora Isterfi ka sjellë në jetë vajzën e saj.

Nora Istrefi duket e lumtur me vajzën e saj të cilën e ka quajtur Rene. Ajo ka postuar nje foto ne Instagram ku shihet me engjëllushën e saj krah.

Këngëtarja ka lindur dje, në orët e para të paradites, por lajmi nuk u bë publik menjëherë. Ajo e lindi vajzën në qytetin e Shkupit, përmes një operacioni Cezarian.

Ajo është martuar me Robert Berishën, pas një lidhje disa-vjeçare. Istrefi lajmin e bukur të pritjes së vajzës e dha drejtpërdrejtë në televizionin Klan, ku merrte pjesë në konkursin “Dance ëith me’’. Ajo arriti të performojë në balet deri në muajin e 5-të të shtatzënisë duke u tërhequr më pas për të jetuar muajt e pritjes së vajzës./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button