Selfie-t edhe për karta identiteti

Selfiet nuk do të jenë më thjesht një pasion i njerëzve të pasionuar pas fotove, por tashëm mund të përdoren edhe për dokumente identifikuese.

Kështu, në Irlandë është vendosur që selfiet të përdoren edhe në kartat e identitetit. Deri tani projekti është në fazën e testimit.

Për t’u pajisur me një kartë të tillë si fillim duhet të shkarkosh një aplikacion që po ndërtohet, i cili do të kërkojë të dhënat personale dhe foton që përdoruesi ka bërë me smarfonin e tij.

Kjo foto e zgjedhur do të jetë e kontrolluar nga qeveria dhe ajo nuk do të lejohet të publikohet në rrjetet sociale, as të modifikohet e filtrohet. Që selfie të jetë e vlefshme ajo duhet të përmbushë disa kritere të vendosura nga ministria e Brendshme irlandeze.

Ajo do të ketë një vlerë 5-vjeçare dhe do të lejohet të përdoret vetëm brenda Irlandës. Çmimi i kartës do të jetë 35 euro ose 40 dollarë.

Nëse projekti rezulton i suksesshëm, Irlanda do ta aplikojë edhe për patentat, pasi kështu do të ulte shpenzimet që duhen nëpër qendrat civile për aparate profesionale dhe punonjësit.

Lajme të ngjashme

Back to top button