Nora Istrefi lind vajzë

Nora Istrefi ka sjellë në jetë vajzën e saj. Këngëtarja ka lindur dje, në orët e para të paradites, por lajmi nuk u bë publik menjëherë. Ajo e lindi vajzën në qytetin e Shkupit, përmes një operacioni Cezarian. Emri i vajzës ende nuk është bërë publik, transmeton rtv21.

Këngëtarja është martuar me Robert Berishën, pas një lidhje disa-vjeçare. Istrefi lajmin e bukur të pritjes së vajzës e dha drejtpërdrejtë në televizionin Klan, ku merrte pjesë në konkursin “Dance ëith me’’.

Ajo arriti të performojë në balet deri në muajin e 5-të të shtatzënisë duke u tërhequr më pas për të jetuar muajt e pritjes së vajzës./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button