Partia për lëvizjen e turqve fton turqit të dalin në protestën e nesërme

Partia për lëvizjen e turqve fton përfaqësuesit e etnitetit turk që në mënyrë demokratike, pa dhunë dhe me përgjegjësi të marrin pjesë në protestën e nesërme.

“Maqedonia duhet që të dal nga kthetrat e grupit të vogël. Është koha e fundit që ta kthejmë demokracinë pronarëve të vërtet të saj, popullit.  Me këtë rast i thërrasim turqit e Republikës së Maqedonisë që të na bashkohen në këtë luftë. Të gjithë së bashku t`i kthejmë vlerat dhe principet demokratike, me të cilat do ta rilindim lirinë e robëruar. Ne jemi të vendosur ndaj kërkesave tona dhe nuk do të lëshojmë pe. Duke filluar nga ora 14:00 të dielën protestojmë deri te qëllimi përfundimtar e që është dorëheqja e kryeministrit i cili shumë kohë më parë e ka humbur kredibilitetin”, qëndron në thirrjen e kësaj partie.

Lexo më shumë

Plenumi studentor do të përkrah protestat e nesërme

DOM me përkrahje për protestën e nesërme

PPD fton qytetarët shqiptarë në protesta më 17 Maj

FRA: Protestojmë për liri, drejtësi dhe demokraci

Lajme të ngjashme

Back to top button