Pleqtë që ushtrojnë, jetojnë më gjatë

Ushtrimet e rregullta në pleqëri kanë të njëjtin efekt të fuqishëm mbi jetëgjatësinë sikur edhe heqja dorë nga duhani, thonë hulumtuesit.

Analiza e 5,700 pleqve në Norvegji ka treguar se ata që kanë bërë tri orë ushtrime në javë, kanë jetuar rreth pesë vjet më gjatë sesa ata që kanë qenë pasivë.

Studimi, i kryer nga Spitali Universitar i Oslos dhe i publikuar në revistën British Journal of Sports Medicine, bën thirrje për më shumë fushata për të nxitur të moshuarit që të merren me palestër.

Lajme të ngjashme

Back to top button