Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa presin një fëmijë

Rreth nëntë muaj pas dasmës së shtatorit të kaluar, Erion Veliaj pret një fëmijë me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa.

Fakti është zbuluar sot nga vetë Veliaj në një takim-dëgjesë me gratë që punojnë në zonën industriale: ku në qendë rishte tema, “Zgjedhjet e 21 qershorit nuk janë për partitë, por për familjet dhe fëmijët tanë”.

Në këtë takim dhe të tjera që Veliaj pati sot, u ndal gjatë te çerdhet e fëmijëve duke kritikuar faktin sipas tij se katër vitet e drejtimit, z.Basha nuk ndërtoi asnjë çerdhe për qytetarët e Tiranës.

“Këto zgjedhje nuk janë zgjedhje për partitë, por janë zgjedhje për familjet tona. Temat për të cilat ne flasim në këto zgjedhje janë tema për të cilat flasim edhe në tavolinat tona të bukës, kur bëjmë pyetje si: në cilën çerdhe do ta çojmë fëmijën, a kemi çerdhe në lagjen apo fshatin tonë, a kemi çerdhe që i mban, ndërsa jemi në punë? Temat e kësaj fushate janë tema të familjeve tona”, tha Veliaj.

Veliaj e përmendi edhe një herë faktin që po pret të vijë në jetë një fëmijë, kur tha:

“Është koha të mendojmë dhe të vendosim se në cilin çerdhe, kopsht a shkollë do ta çojmë fëmijën? Prandaj duhet ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur”.

Veliaj nuk ka dhënë asnjë detaj se kur do të vijë në jetë fëmija i tij.

Ndërkohë daljet publike të Ajola Xoxës me të shoqin Erion Veliaj kanë munguar gjatë kësaj fushate intensive në zhvillim e sipër dhe duket se arsye kryesore duhet të jetë shtatzënia e saj.

Ardhja e fëmijës së Erion Veliajt, është shoqëruar mbrëmjen e sotme edhe me urimin e ish kryeministrit Sali Berisha. “Fëmijës i uroj jetë të gjatë”, – thotë Berisha, teksa kritikon faktin sipas tij se foshnja e pritshme po përdoret për fushatë.

Veliaj, per here te pare ne jeten e tij deklaroi se kishte femije mirëpo, ngaqe genjen shume, mediat theksuan se nuk ishte e vertete. Une them se nuk genjeu por nese ai e dha lajmin se donte te besohej me shume nga zgjedhësit si baba, apo pati frike se po ia nxjerr Dr. Halimi te fshehtën, këtë nuk e di, por sidoqofte femijes i uroj jete te gjate ndersa te atit, qe e perdor vogëlushin per fushate, me duhet ti them se ne këto zgjedhje je i pashpresë!”. /noa.al/

Lajme të ngjashme

Back to top button