Blendi Fevziu, për herë të dytë baba

Drejtuesi i emisionit Opinion në televizion Klan, gazetari i njohur Blendi Fevziu, pritet që shumë shpejt të bëhet baba për herë të dytë.

Shtatzënia e bashkëshortes së tij Ines Fevziu ka qenë e dukshme së fundmi, edhe pse prej pak kohësh kishte nisur që ky lajm të qarkullonte në rrethet e ngushta të çiftit, por ende nuk dihej asgjë me siguri.

Kjo shtatzëni vjen 13 vjet pas ardhjes në jetë të fëmijës së parë Mishel.

Nuk dihet ende gjinia e bebit, ose çifti ka preferuar të mos japë asnjë informacion.

Duket se përpos impenjimeve mediatike, Blendi dhe Ines e kanë pritur me mjaft pozitivitet lajmin e ëmbël, madje e ka festuar me disa udhëtime në çift./Noa/

Lajme të ngjashme

Back to top button