Edi Rama vazhdon të banojë me qira në banesën 75 m2

Të gjithë ata që kanë lexuar librin “Kurban”, të shkruar dy vjet më parë nga kryeministri aktual Edi Rama, me siguri që kanë memorizuar disa detaje pikante që kanë të bëjnë me jetën e tij private, si dhe me banesën e tij.

Ja si shkruan Rama:

“Jetoj me Lindën në një kat të lartë të Tiranës, 75 metra katrorë, e marrë me qira qysh se u martuam. Librat disagjuhësh me skeletin gri të bibliotekës ndajnë në vend të murit ndjenjën nga gjumi dhe kravatat janë varur anash krevatit….”

Me këtë përshkrim Rama na lë të kuptojmë se hapësira e ndarë në dy ambiente nga një dollap librash, është mjaft e vogël, duke pasur parasysh se banuesi është një individ që ka marrë disa përgjegjësi të mëdha dhe minimumi i duhet një studio pune. Gjithsesi, ju mund të mendoni se kjo është një histori që i përket së kaluarës, kohë kur Rama nuk ishte ende kryeministër dhe ky mund të ishte një sistem provizor.

Sot, ndërkaq, ai mund të ketë gjithë komoditetin normal që ka dikush në pozicionin e tij, duke i mundësuar vetes dhe familjes të gjitha kushtet që nuk janë luks, por nevojë. Por jo, fotot e realizuara nga papaparaci i gazetës Panorama pak ditë më parë, tregojnë Ramën duke dalë nga banesa në mëngjes për të shkuar në punë, gjë që dëshmon se ai vijon të jetojë në ata 75 metrat katrorë.

Lajme të ngjashme

Back to top button