Januzaj qëndron në United

Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis Van Gaal ka ndryshuar mendjen. Ai nuk do ta lirojnë mesfushorin kosovar, Adnan Januzajn. Në Old Traffrod, djaloshi me prejardhje nga Istogu shihet si e ardhmja e klubit.

“Nuk ka qenë vit i artë për mesfushorin e Belgjikës, por do të shërbejë si përvojë që të punojë më shumë për sezonin e ardhshëm. Do të ishte qesharake nëse lëviz në këtë fazë të hershme të karrierës së tij. Qesharak do të ishte edhe United nëse do ta lironte”, shkruan “esobfc.com”.

Januzaj 20-vjeçar këtë edicion me ekipin e parë të Manchester United ka zhvilluar 17 paraqitje, kryesisht si rezervist.

Mediumet angleze kanë raportuar kohët e fundit se Januzaj mund të largohet nga Manchester United në drejtim të ndonjë skuadre tjetër më e vogël për të fituar përvojë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button