Si do të organizohen dhe kush do të merr pjesë në protesta të dielën?

LSDM-ja nuk do të ngritë tenda para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, pas protestave të caktuara më 17 maj në Shkup, mëson Meta.mk nga burime partiake.

Por kjo nuk do të thotë se protestat do të ndalen, ato do të vazhdojnë por me intensite më të vogël.

Gjithashtu, për hapat se nëse do të vazhdojë presioni për dorëheqjen e Nikolal Gruevskit do të varen edhe nga marrëveshja që do të del nga takimi I liderëve.

Protesta sipas burimeve pranë LSDM-së, do të zgjasin shkurtë ndërsa protestuesve do tu drejtohen folës nga LSDM-ja dhe parti të tjera si motra. Zaev paralajmëroi se protestat do të jenë të qeta dhe pa dhunë.

Deri më tani pranin në protesta e kanë paralajmëruar Riçard Hovit, Knut Flenkenshtajn dhe Xhakomo Filipe, përfaqësues të partive Socialiste nga Finlanda.

Protesta planifikohet të mbahet të dielën në ora 14.

Lajme të ngjashme

Back to top button