Strumica edhe në Tetovë e mundi Shkëndijën

Shkëndija dhe Strumica dje në Tetovë kanë zhvilluar ndeshjen e parë të xhiros së tetë në Ligën e parë të volejbollit e cila përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire 0:3 në (16-25, 13-25, 22-25).

Volejbollistët vendas edhe pse kishin përkrahjen e tifozëve, në dy setet e para në asnjë mënyrë nuk kanë mund të përballojnë lojën e liderit në renditjen tabelore, ekipit Strumica, ndërsa vetëm në setin e tretë kur çdo gjë ka qenë e qartë atëherë rezultati ka qenë më i ngushtë. Me këtë fitore Strumica ka dëshmuar superioritetin në këtë ligë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button