Qendra LOJA edhe këtë vit sjell Festivalin i Filmit WatchOut!

Qendra për Bashkpunim Ballkanik LOJA, për të katërtën herë me radhe organizon Festivalin e Filmit “WatchOut! “ . Festivali do të mbahet nga 26 deri më 29 Maj, dhe si edhe çdo vit në amfiteatrin që gjendet në hapsirat e Muzeut të partisë komuniste  në Tetovë.

WatchOut! është festival që mbahet në ambient të hapur, dhe filmat konkurues janë nga kategori si : filma artistik të shkurtër , të animuar/ eksperimental, dhe dokumentar.

Përndryshe bëhet fjalë pr festival ndëkombëtar, tek i cili nuk ka kufizime për pjesmarje për ndonjërin nga shtetet, në nivel botëror. Me filmat e tyre, në konkurimin që u mbyll më 4 maj, kanë aplikuar artist nga  5 kontinente dhe nga mbi 50 shtete të ndryshme.

Organizatorët e Festivalit informojnë se gjatë Festivalit, në Tetovë do qëndroj videoartisti dhe kuratori i mirënjohur në nivel botëror Skip Blumberg.

Ai është producent i qindra dokumentarëve kulturor dhe video performimeve, të cilat janë pjesë e koleksioneve të përhershëm të Muzeut të Artit Modern në New York, Pompidou Center (Paris), Walker Center Art (Mineapolis, MN), dhe Muzeu i Artit Everson (Syracuse, NY) dhe ka  me qindra shfaqje në muzetë dhe festivalet nga Mianmari e deri  në Art Basel Miami, përfshirë edhe retrospektiva në Festivalin e Filmit të Berlinit – Videofest, Film Festival Rotterdam, dhe Festivalin e Videos në Dallas. Skip është gjithashtu kurator dhe producent i “U.S Express”, të  ekspozuara në galerinë e videoartit.

Artisët lokal do kenë mundësi të jenë pjesë e puntorivë që do organizohen gjatë Festivalit, dhe që do mbahen nga ana e videorartits të njohur Skip Blumberg.

Përveç kësaj organizatorët thonë se janë shumë të kënaqur nga aplikimet e deritanishme, dhe se filmat tashmë janë në procesin e përzgjedhjes nga juria, e cila së shpejti dhe do të i shpall rezultatet.

“ Kemi edhe shumë filma nga rajoni, gjë që flet për interesin dhe njëherësh edhe kualitetin në ritje të produksioneve nga vet rajoni, që nga viti në vit ndryshon dhe gjithnjë në drejtim pozitiv, sidmos kur flasim për artist relativisht të rinjë që kanë aplikuar me filmat e tyre” – thonë ata.

Ndërsa kanë pritshmëri të mëdha sa i përket vizitueshmërisë nga audience në Tetovë dhe më gjërë, që gjithnjë ka mirëpritur këtë festival.

Për më shumë informata mund të ndiqni web faqen e Festivalit : http://watchoutfilmfestival.com/

dhe në faqen oficiale të facebook-ut : https://www.facebook.com/ËatchOutFilmFestival?ref=hl

Lajme të ngjashme

Back to top button