SHGM dënon djegien e e makinës së gazetarit Branko Triçkovski

Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë ashpër dënon djegien e e makinës së gazetarit  Branko Triçkovski dhe kërkon nga organet kompetente menjëherë t’i zbulojnë dhe ashpër t’i ndëshkojnë autorët. Shkatërimi i pronës së gazetarit Triçkovskit ka për qëllim të frikësojë dhe të nxisë pasiguri mes gazetarëve, reagojnë nga SHGM.

“Ky akt vandal kundër  Triçkovskit është vazhdim i praktikës së mosndëshkimit të dhunës kundër gazetarëve. SHGM nga viti 2011 deri tani ka regjistruar 17 incidente, ku gazetarët kanë qenë në rolin e viktimës dhe deri tani asnjë prej këtyre rasteve nuk ka përfundim gjyqësorë.

Ky mosndëshkim inkurajon sulmuesit të vazhdojnë më këtë sjellje dhe organet kompetente duke mos i zbardhur rastet vihen në rolin e bashkëfajtorit.  Mos duhet t’i cënohet jeta ndonjë gazetari që institucionet seriozisht t’i kuptojnë këto kërcënime.

Në Maqedoni liria e shprehjes është e garantuar me Kushtetutë dhe institucionet kompetente janë të obliguara ta mbrojnë  këtë të drejtë”, reagojnë nga SHGM.

Lajme të ngjashme

Back to top button