Euro-deputeti Fleckenstein në Shkup më 17 maj: Për të përkrahur miqtë social-demokratë

Deputetë të Parlamentit Evropian do të marrin pjesë në protestën e 17 majit të caktuar nga ana e opozitës maqedonase në shenjë proteste për rrëzimin e qeverisjes aktuale.

Richard Hewitt eurodeputeti britanik nga Socialdemokratët Evropianë do të jetë i pranishëm në protestë së bashku me disa eurodeputetë të tjerë në përkrahje të popullit të Maqedonisë në betejën e tyre për demokraci dhe qeverisje transparente. Howitt është njëri nga ndërmjetësit e PE­së në dialogun tashmë të dështuar midis VMRO-­DPMNE dhe LSDM. Pjesë e kësaj proteste edhe eurodeputeti Knut Fleckenstein, i cili ka shkruar sot se do të jetë në Shkup për të përkrahur miqtë social­demokratë.

“Në Shkup për të përkrahur miqtë social­demokratë. Solidaritet për të gjithë ata që kërkojnë demokraci”, thotë Fleckenstein, i cili ka shprehur edhe ngushëllime për familjet e viktimave në Kumanovë.

“Ngushëllime për familjet e viktimave. Maqedonia ka nevojë për më shumë demokraci”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button