Kryqi i Kuq me ndihma humanitare për ‘Lagjen e Trimave’
Kryqi i Kuq i Maqedonisë nëpërmjet Organizimit komunal të Kryqit të Kuq në Kumanovë ka siguruar ndihmë humanitare për 110 familje të cilët kanë pësuar dëmtime nga aksioni policor në Lagjen e Trimave.
Janë ndarë ndihma ushqimore, mjete higjienike, mjete për dezinfektim, batanije, ujë për pije…
Kryqi I Kuq edhe më tej ndodhet në teren për të ndjekur gjendjen nga afër dhe po bëhen përpjekje për sigurimin e ndihmave humanitare për familjet.
Llogaria e Fondit të solidaritetit është 300000001327966 ДБ 4030984271620 – Banka Komerciale.
Ose mund të dhuroni nga 100 denarë me thirrje në numrat e telefonit: 075/070/077 143 400