PPD mbështeti protestën e sotme

Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), e udhëhequr nga kryetari Nexhat  Bexheti si dhe një numër i madh i anëtarësisë së saj dhe shqiptarë tjerë të pa ngjyrosur politikisht morën pjesë në protestën e sotme kundër Qeverisë së Nikolla Gruevskit.

Nga kjo parti thonë se porositë e tyre duhet të realizohen.

“Porositë e PPD-së ishin dhe mbeten edhe më tej deri sa të realizohen tërësisht : Ikje sa më e shpejt e Qeverisë së korruptuar të Gruevskit dhe Ali Ahmetit, shërimi  sa më i shpejtë i gjyqësorit deri në fyt të korruptuar dhe politizuar, ndal punësimeve partiake dhe represionit policor, lirim i shpejtë i të burgosurve politikë,  ndriçim I shpejt me asistencë ndërkombëtare I ngjarjeve të Kumanovës, lirimi i menjëhershëm o të burgosurve të pafajshëm në rastet “Sopot” dhe  “Monstra”, hiqni dorë nga uzurpimi I  tokave të  huaja në Zonat industrial, hiqni dorë nga eksperimentet në arsimin e mesëm dhe sipëror”, thonë nga PPD.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button