Thirrje për rëzimin e ‘Car Dushanit’

Një grup joformal i qytetarëve të Maqedonisë, ka bërë thirrje në rrjetin social Facebook që nesër në ora 12.00 të shkojnë deri të përmendorja e Car Dushanit e cila është vendosur në sheshin “Makedonija”, më saktësish në urën “Syri”, që aty të bëjnë përpjekje për largimin e saj, për shkak se të gjitha institucionet përgjegjëse të vendit janë shpallur jokompetentë dhe të painformuar për vendosjen e kësaj shtatore. Më poshtë po japim komunikatën e shkurtë ku bëhet thirrje të gjithë qytetarëve dhe mediave për prezencën e tyre në këtë ngjarje.

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Maqedonisë,

Ju ftoj të gjithëve që nesër në orën 12.00 të më bashkëngjiteni në përpjekjen për ta rrënuar përmendoren e Car Dushanit, te ura “Syri” (Oko) në sheshin “Makedonija”.

Si një nga qytetarët që duan t’i ndihmojnë Qeverisë së Maqedonisë, Qytetit të Shkupit dhe Komunës Qendër, i ftoj qytetarët e këtij vendi që bashkërisht ta largojmë një shtatore që është vendosur në qendër të Shkupit pa lejen dhe porosinë e asnjërit prej institucioneve të lartpërmendura.

Me këtë letër u drejtohem edhe të gjitha mediave të shkruara dhe elektronike që ta përcjellin këtë ngjarje, duke besuar thellësisht se jemi duke bërë një vepër në dobi të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë dhe të ardhmes së vendit tonë.”

 

Ora: 12.00

Vendi: Sheshi “Makedonjia”, ura “Syri”

Data: 07.12.2013 (e shtunë)

 

Afrim Gashi, 

qytetar i Republikës së Maqedonisë

Lajme të ngjashme

Back to top button