Stërngarkim i shkollave shqipe të Kumanovës, nuk ka hapsira për ata

Shkollat fillore dhe po ashtu të mesme shqiptare në komunën e Kumanovës ballafaqohen me problemin e hapësirave.

Kryetari i Lidhjes se Arsimtarëve Shqiptarë të Kumanovës, Etem Xheladini thotë se gjendja në shkollat shqipe në këtë komunë është e mjerueshme.

“Shkolla e mesme ekonomike u transferua në një objekt të mirë, i cili plotëson kushtet për mësim, por shkollat tjera janë të stërngarkuara me nxënës kurse hapësirat janë shumë të vogla”, tha Xheladini.

Ai theksoi se në gjendje më të keqe janë shkolla e mesme teknike dhe ajo e mjekësisë.

“Për momentin mungesa e hapësirës vërehet më shumë në shkollat e mesme të mjekësisë dhe ajo teknike, ku në një klasë të vogël mësojnë mbi 40 nxënës”, theksoi Xheladini.

Për zgjidhje të këtij problem, Xheladini shton se ka dërguar kërkesë tek Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe se ka marrë përgjigje se ky problem do të shqyrtohet.

“Kemi kërkuar nga MASH që të rregullojë problemin e hapësirës, mirëpo na thanë se do e kanë parasysh këtë problem dhe se shpejti do të rregullojnë edhe këtë problem ashtu si e rregulluan objektin e shkollës së mesme ekonomike dhe objektin për studimet e disperzuara të USHT-së në Kumanovë”, tha Xheladini.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button