Xhamia e Namazgjasë, Erdogan: Dhuratë për vëllezërit shqiptarë

“I lutemi Zotit që kjo xhami të përfundojë sa më shpejt. Dëshirojmë që të gjitha faljet që do të bëhen në këtë foltore ti pranohen nga Zoti”, u shpreh presidenti turk në ceremoninë e vendosjes së gurit të themelit të Xhamisë së Namazgjasë që po zhvillohet në këto momente.

Xhamia, tha Erdogan do të ndërtohet me kontributin e të gjithë shtetasve tanë në Turqi.

“Duam që xhaminë e Namazgjasë që do hedhim themelet sot ta përfundojmë sa më shpejt e t’ia dhurojmë vëllezërve tanë shqiptarëve. Në të njëjtën kohë dhe Muzeu i Bashkëjetesës që do ngrihet pranë xhamisë është simbol i tolerancës në Shqipëri. Në të njëjtën kohë ne sot do të përurojmë ceremoninë e hapjes së xhamisë në kalanë e Prezës si simbol të trashëgimisë sonë kulturore të përbashkët”, tha Erdogan.

Lajme të ngjashme

Back to top button