Vatikani njeh shtetin e Palestinës, Izraeli i zhgënjyer

Vatikani e ka njohur zyrtarisht Palestinën si shtet në një traktat të ri të finalizuar të mërkurën, veprim i cili ka ngjallur menjëherë zemërim dhe akuza duke thënë se ky hap lëndon prospektet e paqes.

Traktati, i cili ka të bëjë me aktivitetet e Kishës Katolike në territorin palestinez, bën të qartë se Selia e Shenjtë e ka ndërruar njohjen e saj diplomatike, nga Organizata për Çlirimin e Palestinës në shtetin e Palestinës.

Vatikani ka përshëndetur vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së më 2012 për të njohur shtetin e Palestinës. Por traktati është dokumenti i parë ligjor i negociuar në mes të Selisë së Shenjtë dhe shtetit të Palestinës dhe përbën njohje zyrtare diplomatike, raporton AP.

“Po, është njohje për ekzistencën e shtetit”, ka thënë zëdhënësi i Vatikanit, Federico Lombardi.

Ministria e Jashtme izraelite ka qenë e shpejtë në reagim duke thënë se është “zhgënjyer” me këto zhvillime.

Lajme të ngjashme

Back to top button