Lëvizja ‘Protestoj’ kërkon dorëheqjen e Gruevskit

Lëvizja qytetare e vetë-organizuar protestoj ka shpalosur kërkesat e saj pas dorëheqjeve në kabinetin e Gruevskit.

“Ne do ta fitoj regjimin e padrejtë! Dominot filluan të bien! Kryeministri Nikolla Gruevski mbrëmë, 12 Maj, i pranoi dorëheqjet e Ministres së punëve të brendshme Gordana Jakulloska, Ministrit për transport dhe lidhje Mile Janakieski dhe Udhëheqësit të Drejstorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit Sasho Mijalkov.

Dorëheqjet janë fitore e qytetarëve dhe shenjë inkurajuese se veprimtaria jonë veç ka filluar të sjellë ndryshime pozitive! Por, ne nuk ndalojmë këtu! Rikonstruim kozmetik i Qeverisë ose ndryshimi i një elite korruptive me një tjetër nuk do të ndihmojë në tejkalimin e krizës së sistemit me të cilën janë të ballafaquar Maqedonia dhe qytetarët e saj. Për këtë, ne do të jemi në rrugë deri sa të përmbushen tre kërkesat tona themelore:

1) Dorëheqje urgjente dhe marrje e përgjegjësisë politike dhe ligjore e gjithë Qeverisë në krye me Nikolla Gruevskin për qeverisjen jokushtetuese, të korruptuar dhe jo etike;

2) Lirim urgjent të gjithë aktivistëve të arrestuar nga 5 Maji e këndej;

3) Formim i Qeverisë për demokratizim të institucioneve dhe mundësim të zgjedhjeve fer dhe demokratike.

Qytetarët, i thërrasim tu bashkangjiten më bindshëm dhe mëm masovikisht protestave çdo ditë në ora 18:00 para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë! Ky është vetëm fillimi! Së bashku, të bashkuar në frymën e solidaritetit, drejtësisë dhe paqes, qëndrojmë përpara lirisë dhe jemi më të fortë se kurrë! Vazhdojmë më tutje! Bashkangjitu!

Do të fitojmë!”, thonë nga Lëvizja protesto.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button