Mbahet Konferenca ekonomike në USHT, 200 studiues me punime shkencore

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës sot dhe nesër mbahet Konferenca ndërkombëtarë dyditore me temë “Bashkëpunimi ekonomik rajonal në procesin e Globalizimit“, ku marrin pjesë rreth 200 studiues  me mbi 170 punime shkencore. 

Rektori i USHT-së Vullnet Ameti tha se  kjo është një konferencë e cila do të japë një kontribut të madh në sferën ekonomike.

 “Ne të gjithë jemi dëshmitarë se, në kohën që po jetojmë, bashkëpunimi ekonomik, procesi i integrimit dhe ndikimi global ekonomik, janë shndërruar në kryefjalë të debateve, tryezave, simpoziumeve, seminareve dhe kongreseve të ndryshme shkencore që organizohen nga institucione serioze të vendit dhe të huaja”, tha Ameti.

 Dekani i Fakultetit Ekonomik pranë USHT-së Alifete Selimi tha se në këtë universitet për dy dytë resht do të prezantohen punime të rëndësishme shkencore për ekonominë në rajon dhe nivelin Global. 

Fakulteti ekonomik, theksoi jo, realizon një projekt madhor, konferencën e parë shkencore me karakter ndërkombëtar. Tema e konferencës: ”Bashkëpunimi rajonal ekonomik në procesin e globalizimit”, në të cilën do te debatohen shume çështje dhe aspekte të rëndësishme shkencore nga fusha ekonomi-biznes, marketing-menaxhment, financa-kontabilitet si dhe turizëm.

“Është një nder i madh për mua të mirëpres një numër kaq të madh të prezantuesve nga Universitete të ndryshme dhe shpresoj se do të këtë hulumtime dhe debate të mirëfillta”, tha Alifete Selimi . 

Ndërsa Rektori i Universitetit të Vlorës, Albert Qari tha se, USHT me organizime të këtilla është duke u renditur në universitetet më të mira në rajon. 

Lajme të ngjashme

Back to top button