Shabani dhe Seferi për fitore të re të Shkupit (FOTO)

Edhe pse Shkupi ka shënuar fitore të pastër ndaj Rrufejës, rezultati nuk është i realë, pasi që futbollistët e Nexhat Shabanit nëse do të konkretizon vetëm rastet e pastra do të shënon së paku edhe 3 gola të tjerr. 

Vetëm 3 minuta lojë iu deshtë shkupjanëve që të thyjen murin e Rrufesë, për të shënouar golin e parë, ndërsa autor ishte Emir Shabani. 
Në minutën e 26-të përsëri në skenë Emir Shabani, i cili shfrytëzoi kromimin e Ernest Osmanit dhe shënoi për 2:0, me të cilin rezultat edhe u shkua në pushim.

Golin e tretë për Shkupin e ka shënuar Erkan Sefer, kur nga këndi krosoi futbollisti i ri i Shkupit që edhe debutoi me ekipin, Blerim Useini, që dërgoi topin te Kallaba, e ky  ktheu topin për Erkan Seferi i cili shënoi kur kishin mbetur edhe 8 minuta deri në fund.

(Momenti kur shënoi golin e tretë Erkan Seferi)

Pas ndeshjes Emir Shabani është shprehur i gëzuar për fitoren, ndërsa golat ia ka dedikuar trajnerit dhe babit të tij Nexhat Shabani, i cili të hënën feston dhe ditëlindjen. “Jam shumë i gëzuar për këtë fitore dhe besoj se edhe tifozët janë ndjerë njëjtë.  Do të doja të shfrytëzoj rastin më që këto gola t’ia dedikoj babit, i cili të hënën feston ditëlindjen”, ka thënë për Portalb Emir Shabani, golashënues i dyfishtë kundër Rrufesë. Tani KF Shkupi në konton e saj ka 19 pikë të tubuar dhe është në mesin e tabelës.

Në ndeshjet tjera edhe skuadra e Vrapçishtit ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive. Kësaj radhe të përzgjedhurit e trajnerit Xhengis Rexhep kanë barazuar në Gjevgjeli ndaj Miravcit 1:1.
Fitore të madhe ka shënuar ekipi i Dritës së Bogovinës, që e ka mundur Sileksin me rezultat 1:0, me golin e Valmir Jonuzit në minutën e 39-të. Zajazi ka pësuar në fushë të saj nga Teteksi me rezultat 2:0. / Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button