Januzaj sonte kundër Real Sociedat

Adnan Januzaj tashmë është bërë një lojtar shumë i rëndësishëm për Manchester Unitedin. Këtë e konfirmon edhe fakti se gjiganti anglez e ka shtuar emrin e kosovarit në listën e lojtarëve të tjerë që i duhen në garat e Ligës së Kampionëve.

Kështu, 18 vjeçari pritet të debutojësonte në Ligën më prestigjioze evropiane në ndeshjen e Manchester Unitedit kundër Real Sociedatit. Në fakt, Januzaj nuk ishte pjesë e skuadrës së tij në dy xhirot e para të Ligës së Kampionëve, por pasi shkëlqeu në dy javët e fundit në Premierligën angleze, David Moyes ka vendosur ta përfshijë në ekipin e tij, kosovarin.

Këtë e ka bërë të ditur vet Moyes, i cili nuk e ka fshehur nevojën e tij për Januzajn, për të cilin sërish ka thurur komplimente. Moyes tha se Januzaj është i gatshëm edhe për ‘Champions’. Duhet theksuar se Manchester United i ka fituar 4 pikë prej dy ndeshjeve të para të Grupit A të Ligës së Kampionëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button