Marrëveshje bashkëpunimi mes universiteteve të Gjilanit dhe Tetovës

Një Marrëveshje bashkëpunimi mes Universitetit Shtetëror të Tetovës dhe Universitetit “Kadri Zeka” të Gjilanit u nënshkrua sot në Tetovë nga u.d. rektor i Universitetit “Kadri Zeka” Naim Syla dhe prorektori për arsim i Universitetit të Tetovës, Fehari Ramadani.
“Me marrëveshjen ndërmjet dy institucioneve të arsimit superior nga Kosova dhe Maqedonia, do të ketë lëvizje të kuadrove mësimor, me qëllim të promovimit dhe organizmit të seminareve, kurseve, konferencave, projekteve kërkimore-shkencore të përbashkëta ose ndaras, udhëheqje dhe vlerësime të temave master dhe të doktoratës etj. Gjithashtu, do të mundësohet qarkullim të botimeve, si tekste universitare, revista shkencore, fletushka pedagogjike etj., si dhe çdo aktivitet tjetër i cili konsiderohet me interes për palët. Një kujdes i veçantë do t’i kushtohet projekteve me karakter ndërkombëtar, tha Naim Syla, nga universiteti “Kadri Zeka’.
“Bashkëpunimi do të realizohet mbi bazën e shkëmbimit reciprok të anëtarëve të fakultetit, asistentëve dhe studentëve, me qëllim të realizimit të procesit mësimor, ndonjë projekti shkencor e të ngjashme”, u shpreh Fehari Ramadani, USHT.
Sipas marrëveshjes do të ketë organizime të përbashkëta mes Universiteteve, si ligjërata të profesorëve mysafirë, konferenca shkencore, shkolla verore, etj

Lajme të ngjashme

Back to top button