Ferguson në autobiografi: Vidiq dëshironte të luftonte në Kosovë
![Alex Ferguson dhe Nemanja Vidiq](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/C74C1AA5FC6E00009B6FEE65032FC1A2.jpg?fit=420%2C258&ssl=1)
Ser Aleks Ferguson kaloi 27 vite në drejtimin e ekipit të Manchester united, ndërsa aventurën e paharuarr me “djajt e kuq”, e ka përshkruar në autobiografinë që sapo doli nga shtypi. Ndër detajet më interesante është episodi me futbollistin serb, Nemanja Vidiq, i cili ishte përgatitur që ta lëshojë Manchester United që të shkojë të luftojë së bashku me ushtrinë serbe në Kosovë.
“Vidiq ishte i ashpër, i errët dhe i pakompromis. Në vitin 2009 mu afrua dhe më njoftoi se është e mundur që të merr ftesë nga ushtria serbe. Kur i brengosur e pyeta se si është kjo e mundur dhe se çka do të bëjë, ai mu përgjigj: Shkoj për ta mbrojtur Kosovën, kjo është detyrë e imja. E kishte thjesht atë shikim të ftohtë”, shkruan në autobiografinë e tij Ferguson.
Në vitin 2009 nuk kishte luftë në Kosovë, ajo ndodhi një dekadë më herët, por edhe atëherë situata ishte shumë kritike shkaku se do të ndodhte pranimi i Kosovës nga disa shtete.
Në librin e Ser Aleks Ferguson, ka dhe shumë momente interesante, që kanë të bëjnë me futbollistët tjerë të famshëm të Manchester United, sikurse janë yjet e kalibrit David Beckham, Wayne Rooney, Roy Keane, Eric Cantona, Ryan Giggs, Pol Schools etj.