Si të përgatisni lëngun e gjelbër më të shëndetshëm në botë?

Një përzierje fenomenale e frutave, e perimeve, prodhimeve të qumështit, farave dhe arrave është mundësia më e mirë për ta nisur ditën. Mësoni se si t’i kombinoni ushqimet për ta bërë lëngun më të shëndetshëm në botë.

Harrojini kafetë, cajat dhe pijet e tjera kafeine. Nëpërmjet të disa kombinimeve mund të bëni një pije që në çast do t’ju kthjellë dhe do t’ju japë energji të jashtëzakonshme për gjithë ditën.

Është shumë me rëndësi që pija juaj e shëndetshme të përmbajë disa perime të gjelbra, të cilat për shumë njerëz nuk është e përshtatshme si shije, por nëse ato përzihen drejt me përbërës të tjerë, mund të fitohet një pije shumë e shijshme.

Baza për lëng të shëndetshme

Secila përzierje e shëndetshme duhet të ketë një ushqim bazë, e më të mira janë treguar banania dhe avokadoja për shkak të teksturës me krem që kanë ato. Në bazën ushqyese shtoni detyrimisht edhe kokrra frutash të kuqe të ngrira sipas dëshirës, për të plotësuar sasinë e nevojshme të antioksidantëve, pas këtyre në radhë vjen një copë akulli dhe perimet e gjelbra. Mbi tërë këtë shtoni qumësht a jogurt dhe tanimë jeni gati të ndizni blenderin.

Perime të gjelbra

Derisa të mësoheni me shijen e këtyre perimeve të gjelbra, duhet të filloni me sasira të vogla. Nëse perimet e gjelbra do t’i vini në sasi të njëjtë me frutat, besoni se aspak nuk do t’ju pëlqejë shija e shejkut.

Rekomandimi ynë është që të filloni me gjethe lakre dhe spinaqi. Me kohë, sikurse mësoheni me shijen, ashtu edhe rriteni sasinë e perimeve të gjelbra në shejkun tuaj. Kjo është mënyra e vetme e konsumimit të perimeve të gjelbra, sidomos nëse nuk jeni ndonjë adhurues i madh i tyre.

Kombinimet më të mira

Rovoni disa kombinime të shijshme e të siksesshme që i kemi gjetur për ju:

Bananë, lakër jeshilemango të ngrirë, qumësht bajamesh

Bananë, spinaq, ananas, qumësht kokosi

Avokado, trangull, qershiza të ngrira, qumësht bajamesh

Bananë, mangel, dredhëza të ngrira, qumësht kokosi

Bananë, majdanoz, ananas, qumësht bajamesh

Kur flitet për smoothie për mëngjes, e vetmja veti negative është se vështirë na ngop dhe na mban pa ushqim deri në darkë. Nisur nga kjo arsye në mëngjesin tuaj të shëndetshëm mund të shtoni disa lugë fara lini ose gjalpë kikirikësh a bajamesh. Për t’ia përmirësuar shijen mund të shtoni në të edhe ca mjaltë e fara për një dozë të veçantë nutriene.

Lajme të ngjashme

Back to top button