Muminoviq: Luani për publikun, luani për fanellën bardhëkaltër

Së shpejti të shtunën do të jemi dëshmitarë të një derbi të madh të Ligës së dytë futbollistike të Maqedonisë, kur do të takohen KF Shkupi dhe Teteksi. Përveç tifozërisë që po përgatiten maksimalisht për këtë ndeshje, edhe futbollistët ndjehen të gatshëm për sfidën e radhës.

Fundjavë që lamë pas, KF Shkupi ka luajtur një ndeshje tjetër të vështirë ku përkundër se ka luajtur ndaj një kundërshtari të pa përshtatshëm, sipas stafit dhe futbollistëve kishte gjyqtarët kundër vete. Ai i cili këtë ndeshje e ka parë si shumë të dëmshme, ka qenë Senad Muminoviq, i cili është ndëshkuar me karton të kuq.

“Ishte një ndeshje shumë me tension, kur gjithsesi gjatë gjithë kohës kemi qenë të dëmtuar. Nuk është vetëm kartoni i kuq që isha i ndëshkuar, por kemi pas presion gjatë gjithë ndeshjes. Është vështirë të luash në një situatë të këtillë, u bë si traditë që sa herë që luajmë jashtë fushës tonë të ndëshkohemi me nga një karton të kuq dhe me penalti”, ka thënë Muminoviq për “Portalb”.

Të shtunën do të luhet një derbi i madh, jo për faktin se Shkupi dhe Teteksi bëjnë garë për titull, po thjesht vet rivaliteti nga e kaluara e këtyre dy skuadrave ka zgjuar interes të madh në katër anët e Maqedonisë. Pikërisht në këtë ndeshje KF Shkupi do të ketë mjaft mungesa, por edhe Muminoviq i është shtuar listës së atyre që mungojnë. Edhe në duelin kundër Tetekstit nuk do të luajnë Bujamin Asani, Florent Osmani, Minas Osmani dhe Mumin Sallai, për të cilin mjekët kanë dhënë dritë jeshile, por stafi i trajnerëve mendon se mundë të jetë rrezik, duke marrë parasysh seriozitetin e ndeshjes, kud o të ketë duele të forta, pasi bëhet fjalë për derbi.
(Muminoviq: Luani me zemër, luani për këtë fanellë, luani për tifozët) 

“E kam shumë vështirë që nuk do të jem pjesë e ekipit dhe që nuk do të mundem ti ndihmojë pikërisht në një ndeshje shumë të rëndësishme sikurse që është kjo ndaj Teteksit. Por gjithsesi i porosis shokët e mi se duhet të luajnë për publikun, duhet ë luajnë për këtë fanellë dhe ta fitojmë ndeshjen. Në fund e gjithë kjo të kurorëzohet me festë së bashku me publikun më të mirë në, “Shvercerat Shkup” dhe të gjithë të tjerët që do të mbushin shkallët e stadiumit”, ka deklaruar Muminoviq. Ndeshja Shkupi – Teteksi luhet të shtunën në orën 14:00. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button