Kurc do të kërkojë që Këshilli i BE-së të debatojë për Maqedoninë

Ministri i Punëve të Jashtme i Austrisë Sebastian Kurc ka shprehur sot brengosjen për shkak të eskalimit më të ri të dhunës në Maqedoni dhe do të kërkojë që ngjarjet aktuale të jenë temë në takimin e ardhshëm të shefave të diplomacive të BE-së.

Siç transmeton APA, ai për këtë sot ka biseduar me shefin e diplomacisë së Maqedonisë Nikolëa Poposki, me ç’rast ka apeluar që të gjitha palët të përmbahen, ndërsa Qeverinë dhe opozitën në Maqedoni i ka ftuar që të bashkëpunojnë.

Sipas tij, ngjarjet duhet të merren si “ftesë për zgjim” dhe e ka theksuar nevojën për përparimin në tejkalimin e krizës së brendshme politike. Ai, thekson agjencia austriake e lajmeve, ka kërkuar edhe hetim të tërësishëm dhe transparent për ngjarjet.

Kurc, nga BE-ja ka kërkuar “perspektivë të qartë evropiane” për Maqedoninë, procesi i së cilës në eurointegrime është bllokuar për shkak të kontestit me Greqinë rreth emrit.

Ministri austriak i Punëve të Brendshme pret që situata në Maqedoni të jetë temë e takimit të shefave të diplomacive në BE, javën e ardhshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button