Ambasada e SHBA-së e shqetësuar për rastin Kezharovski

“Ambasada nuk komenton raste gjyqësore. Megjithatë , politika jonë e vazhdueshme është mbështetja e Maqedonisë në rrugën e sajë euro-atlantike. Dy qëllimet kryesore të çdo vendi kandidat për integrime euro-atlantike janë sundimi i së drejtës, respektivisht zbatimi i ligjit si dhe ekzistimi i mediave të lira dhe të pavarura. Ne vazhdojmë me angazhimin tonë për zbatimin e ligjit në Maqedoni, si dhe gjykatës që është qëllim i përbashkët për forcimin e sundimit të drejtësisë dhe sigurimin e mediumeve të lira dhe të pavarura.  Ky rast ka nxitur shqetësim në lidhje me këto dy çështje dhe për këtë qëllim ne nga afër do ti ndjekim ngjarjet me çka do të vazhdojmë ta mbështesim Maqedoninë në rrugën e sajë drejt integrimeve euro-atlantike” thonë nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button