22 mijë shqiptarë kanë marrë vizë 10-vjeçare drejt SHBA-ve

Kjo e premte 31 mars shënon dhe kohën kur bëhet plot 1 vit që nga vendimi i ambasadës së SHBA-ve në Tiranë, për lëshimin e vizave 10-vjeçare për qytetarët shqiptarë, raporton EN. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në facebook, ambasada amerikane bën me dije se gjatë 1 viti janë 22,000 shqiptarë kanë marrë vizë për të udhëtuar drejt SHBA-ve.

Kjo shifër sipas ambasadës është dy herë më e lartë se viti që lamë pas.

Ambasadorja Yuri Kim theksoi se nëse respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë drejt SHBA-ve.

“Sot bëhet një vit që kur Ambasada e SHBA nisi lëshimin e vizave 10-vjeçare joemigruese për turizëm dhe biznes për qytetarët shqiptarë. Më shumë se 22,000 shqiptarë kanë marrë viza që atëherë – dy herë më shumë se çdo vit tjetër. Ambasadorja Kim i dorëzoi dje vizën njërës prej këtyre aplikantëve. Ajo i tha një grupi aplikantësh se ndërsa respektohen rregullat e vizave, më shumë shqiptarë do të kenë mundësinë të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara për pushime, të vizitojnë miqtë dhe familjen dhe të krijojnë marrëdhënie biznesi”, njofton ambasada.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button