Sot protestohet pa brohoritje dhe me bluza bardh e zi

Sot prej orës 18 para Qeverisë së Maqedonisë, pjesëmarrësit në protestën me rroba bardh e zi, me qirinj të ndezur dhe me lule do t’ua japin nderimet e fundit pjesëtarëve të policisë në Kumanovë.

Në protestën e qetë nuk do të ketë brohëritje e as fishkëllime.

Kjo është njëra prej ideve me të cilën u dakorduan protestuesit në takimin koordinativ që u mbajt në Parkun e qytetit në Shkup.

Ideja e dytë për të cilën u pajtuan shumica e pjesëmarrësve në takim ishte motoja e protestave dhe mënyra e mbajtjes së protestave në të ardhmen. Ajo është kërkesa për dorëheqje dhe përgjegjësi nga qeveria për të gjithë ngjarjet ndër të cilat edhe atë çfarë ndodhi në Kumanovë.

Pjesëmarrësit u morën vesh të ndryshojnë moton e protestës “Stop brutalitetit policor” ndërsa në të ardhmen do të shqyrtohen disa propozime. Një prej tyre është  motoja “Për qetësi dhe liri”.

Si një prej ideve për të treguar revoltin për tërë atë që ndodhi këto dy ditë është që organizohet marsh protestues deri në Kumanovë, ku do t’u jepen nderimet viktimave, por edhe do t’u jepen ngushëllime banorëve të Kumanovës.

Ata gjithashtu u pajtuan se nuk guxojnë t’i ndalojnë protestat, por se ato duhet të jenë të qeta.

Lajme të ngjashme

Back to top button