Fitore e madhe për Interin

Interi e ka fituar sfidën e vështirë në Olimpiko, duke e mundur Lazio me rezultat 1:2.

Vendasit e nisën furishëm takimin, duke e dominuar skuadrën e Mancinit, ku edhe në minutën e 8’, gjetën golin nëpërmjet Antonio Candreva.

Gjithçka po shkonte mirë për Lazion, deri në minutën e 24’, kur Mauricio, ndërhyri në Palacion, për t’u ndëshkuar me karton të kuq, dhe shkaktuar ndërhyrje të palejuar, nga e cila erdhi edhe goli.

Ishte Hernanes, që shënoi nga goditja e dënimit.

Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, mendohej se Interi do ta kishte më të lehtë me një lojtar më shumë në fushë, por Lazio vazhdonte të mbahej mirë.

Në minutën e 60’, gjërat përkeqësohen edhe më shumë për lacialët, pasi që portieri Marcheti, ndërhynë në Icardin në zonë, për të shkaktuar penallti, dhe ndëshkuar me të kuq.

Por, nga pësimi i golit të dytë Lazion, e shpëtoi Etrit Berisha, që me t’u inkuadruar në lojë, ia doli të pres penalltinë.

Vazhdimi i ndeshjes, ishte i vështirë për Lazion. Të qenit me dy lojtarë më pak, paraqiste problem të madh për vendasit, që në minutën e 84’, pësuan edhe golin e dytë. Ishte prapë Hernanes që shënoi.

Lazio pas kësaj humbje, mbetet në vendin e tretë me 63 pikë, ndërsa Interi në pozitën e 7 me 54 pikë, 2 më pak se Samdoria, që gjendet në një pozitë që dërgon në Evropë.

Lajme të ngjashme

Back to top button