Kaka me rekord negativ ndaj Barcës

Minuta e 77? të Shtunën kundër Udineses shënoi rikthimin e Kakas në San Siro dhe Milani së bashku me fansat llogarisin ende në shërbimet e mesfushorit Brazilian.

Sidoqoftë, në kuadër të Champions League ish-lojtari i Real Madrid do të përballet me rivalin e përbetuar të Mbretërve, Barcelona.

Ajo çfarë duhet përmendur është se Kaka në 11 ndeshje sa ka luajtur kundër Barcelonës, 8 ka filluar në bankën rezervë dhe ka regjistruar 2 fitore,4 barazime, 5 humbje. Ç’është më e keqja, ai nuk ka shënuar asnjëherë.

Lajme të ngjashme

Back to top button