Kosova e Vokrrit

Bosnja dhe Hercegovina nuk do të jetë shteti i fundit, i cili e befasoi globin duke u kualifikuar në Kampionatin Botëror ‘Brazili 2014’, vetëm pas 20 vitesh si shtet i pavarur.

Një mrekulli akoma më të madhe pritet nga shteti tjetër i ri ballkanik, Kosova, e cila e ka shpallur pavarësinë e saj nga Serbia më 17 shkurt të vitit 2008. Një gjë të tillë e paralajmëron edhe vet kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri.

Ish futbollisti i famshëm kosovar është shumë i bindur se përfaqësuesja kosovare do të ‘eksplodojë’ në arenën ndërkombëtare me më pak vite shtetësi sesa Bosnja dhe Hercegovina. Bile, Vokrri beson se shteti i tij do ta befasojë botën e futbollit shumë shpejt pasi të anëtarësohet me të drejta të plota në UEFA e FIFA.

Këto fjalë të mëdha, Vokrri nuk i foli vetëm ‘shkel e shko’, por duke u bazuar në një formacion të jashtëzakonshëm, i cili mund ta përbëjë skuadrën shtetërore të Kosovës. Vokrri e ëndërron qe shumë vite këtë përfaqësuese, por që e rrëfen për herë të parë nëpërmjet gazetës Arena, duke potencuar se nuk ka arsye që mund të ndikojnë që kjo ëndërr të mos i realizohet. /Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button